Drejtorët e 16 shkollave në Sofje dhe dhjetëra shkollave në Burgas dhe Varna me email morën alarme për mjete shpërthyese të vendosura. Në disa prej shkollave mësimi u ndërpre dhe policia kontrolloi ndërtesat. Asgjë shqetësuese nuk u gjet deri më tani. Organet e rendit janë duke punuar mbi rastet. Teksti i mesazheve të dërguara është në bullgarisht, por me siguri u përkthye me një përkthyes online. U gjurmuar IP-ja e dërguesit dhe u konstatua se ai nuk ndodhet në Bullgari. Në kanalin e saj Telegram, organizata dërguese shpall urrejtje kundër njerëzimit dhe fëmijëve, njoftoi reporteri ynë Nikollaj Hristov.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..