Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alarme për bomba në dhjetëra shkolla të vendit

Foto: BGNES

Drejtorët e 16 shkollave në Sofje dhe dhjetëra shkollave në Burgas dhe Varna me email morën alarme për mjete shpërthyese të vendosura. Në disa prej shkollave mësimi u ndërpre dhe policia kontrolloi ndërtesat. Asgjë shqetësuese nuk u gjet deri më tani. Organet e rendit janë duke punuar mbi rastet. Teksti i mesazheve të dërguara është në bullgarisht, por me siguri u përkthye me një përkthyes online. U  gjurmuar IP-ja e dërguesit dhe u konstatua se ai nuk ndodhet në Bullgari. Në kanalin e saj Telegram, organizata dërguese shpall urrejtje kundër njerëzimit dhe fëmijëve, njoftoi reporteri ynë Nikollaj Hristov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD
Ministri Borisllav Gucanov

Qeveria ofron deri në 7500 leva për familjet e prekura nga përmbytjet

Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..

botuar më 25-10-08 1.19.MD