Nuk ka rrezik për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 2 prill për shkak të kërcënimeve me bombë në një sërë shkollash në vend, ku janë vendosur Komisionet Sektoriale të Zgjedhjeve. Një metodologji është duke u zhvilluar për të vepruar në rast të një alarmi për mjet shpërthyes në ditën e votimit. Pritet të jetë gati brenda dy ditësh, deklaroi kryesekretari i Ministrisë së Brendshme, krye-komisionar Petër Todorov në Plovdiv. Gjithsej 102 kërcënime me bombë u morën në postat elektronike të institucioneve arsimore në qytetet Pleven, Sliven, Varna, Burgas dhe Sofje, njoftoi gazetarja e BNR, Janica Marova.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..