Prodhuesit e drithërave bllokuan për 2 orë me qindra makineri bujqësore qarkullimin drejt pikës kufitare “Ura e Danubit” pranë qytetit Ruse dhe rrugën drejt Rumanisë pranë Kardamit. Protestuesit mbyllën edhe portin e qytetit Silistra. Bllokadës në Vidin iu bashkuan edhe fermerët nga Rumania. Ata janë të pakënaqur me dumpingun pa taksa të importeve të grurit nga Ukraina. Sipas protestuesve, çmimet e tregut të drithërave dhe të kulturave vajdhënëse nuk mbulojnë koston e prodhimit. Në magazina ka shumë prodhim të pashitur dhe është problem ku do të mblidhet korrja e re.
Të pakënaqurit këmbëngulin se rregullorja e BE-së për importet pa taksa nga Ukraina të mos zgjatet.
Protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në fund të muajit mars.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..