Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sërish alarme të shumta për bomba në shkollat bullgare

Foto: BGNES

Për të katërtën ditë radhazi, alarmet për bomba u morën me postat elektronike të një numër shkollash në të gjithë vendin. Qindra nxënës në Sofje, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Stara Zagora, Pleven, Sliven, Dobriç u evakuuan. “Për momentin nuk ka asnjë kërcënim real as për sistemin arsimor, as për zgjedhjet. Derisa të shohim qartë burimin, nuk mund të themi me siguri se nga vijnë kërcënimet dhe kush i kryen ato”, komentoi presidenti Rumen Radev. Dhe meqenëse të dielën votimi për parlament do të bëhet në shkollat ​, policët do të vendosen para çdo qendre votimi, tha për Nova TV Simeon Cvetkov, kryetar i Komisionit Rajonal i Zgjedhjeve - Sofje. Sipas tij, në rast të një sinjali kërcënimi, punonjësit e Ministrisë së Brendshme do t’i udhëzojnë anëtarët e komisioneve se si të veprojnë.

Nuk ka asnjë rrezik për mbajtjen e zgjedhjeve për shkak të kërcënimeve me bombëKryeministri në detyrë bëri thirrje të votohet në zgjedhjet parlamentare


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD