Prodhuesit e drithërave nga i gjithë vendi mbyllën trafikun me traktorë në pikën kufitare "Ura e Danubit" pranë qytetit Ruse dhe formuan autokolona me kamionë të lehtë dhe të rëndë. Fermerët po protestojnë me një kërkesë kryesore - të ndalet importi i drithit dhe lulediellit nga Ukraina, për shkak të të cilit po vuan prodhimi vendas. Prodhuesit e grurit nga qyteti Vidin gjithashtu protestuan dhe bllokuan rrugën ndërkombëtare E-79 në hyrje të qytetit. Njerëz të pakënaqur nga rajoni i qytetit Pernik pritet të dalin në një marsh proteste përgjatë autostradës për në Sofje. Ndërkaq, nga zyra e shtypit e presidentit Rumen Radev njoftuan se ai sot do të takohet me përfaqësues të Asociacionit Kombëtar të Prodhuesve të Drithërave. Pas kësaj do të vendoset nëse aksionet treditore të protestës do të vazhdojnë, tha për BTA Nikollaj Kirov, kryetar i Bashkimit të Prodhuesve të Drithërave në qytetin Burgas.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..