Fituesi i zgjedhjeve do të zgjidhet nga votat e vendimmarrësve në minutën e fundit. Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin në dhjetëditëshin e fundit të marsit, rezultati do të ishte si vijon: "Po e vazhdojmë ndryshimin"-"Bullgaria Demokratike" dhe GERB-SDS do të kishin një mbështetje të ngjashme me përkatësisht 26.9% dhe 26.5%. Këtë e tregon një sondazh i realizuar nga “Gallup International Balkan” për Radion Kombëtare Bullgare, duke treguar qëndrimet në fund të fushatës. Hulumtimi u krye midis 18 dhe 26 marsit 2023 ndër 1004 persona, duke përdorur metodën ballë për ballë. Sipas rezultateve të sondazhit, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Vëzrazhdane" do të garonin për vendin e tretë, me përkatësisht 13.3% dhe 13%. Në vendin e pestë është Partia Socialiste Bullgare (BSP) me 7.2%. “Ngritja Bullgare” me 3,5% dhe “Levica” (“E Majta) me 3,3% do të luftojnë për të kaluar barrierën prej 4 për qind. “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 3%.
40.1% prej të anketuarve kanë deklaruar se do të votonin patjetër – këto janë nivele afër pjesëmarrjes së deklaruar para zgjedhjeve të tetorit 2022. 4.1% e atyre që kanë thënë se do të votonin do të preferonin "Unë nuk mbështes askënd".Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..
Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..