Kryetarja e Këshillit Publik të KQZ-së, Cvetelina Peneva, u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë për parlamentin e ri, sepse prania e shtuar e policisë do të sigurojë qetësi të procesit zgjedhor. Ditët e fundit shkollat – ku ndodhen qendrat e votimit – janë sulmuar me emaile kërcënuese. "Unë nuk mendoj se kërcënimet me bombë mund t'i ndalojnë njerëzit të shprehin mendimin e tyre se si duan të qeverisen tani e tutje," deklaroi kategorikisht Cvetelina Peneva për BNR. Megjithatë, nëse ka raportime për bomba të vendosura në ditën e zgjedhjeve, përgjegjësit, sipas saj, duhet të jenë autoritetet e sigurisë. Të gjithë anëtarët e administratës zgjedhore dhe zgjedhësit duhet të respektojnë me përpikëri rregullat dhe protokollin që duhet të hartojë Ministria e Brendshme, këshilloi kryetarja e Këshillit Publik në KQZ.
Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një..