Nesër, më 1 prill, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°. Para mesditës kryesisht në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mbrëmje, në disa vende reshjet do të jenë intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Moti do të mbetet i ngrohtë me temperatura maksimale ndërmjet 18° dhe 23°, në Sofje rreth 18°.
Mbi malet vranësira do të jetë e konsiderueshme, pas mesditës në shumë vende me reshje, mbi 2200 m - me borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 6°.
Temperaturat maksimale në Detin e Zi do të jenë ndërmjet 18° dhe 22°, 12°-15° në veri të Kepit të Kaliakras. Temperatura e ujit të detit do të jetë 8-9°.
Moti jashtë Bullgarisë:
Në Londër temperatura maksimale do të jetë 12 gradë, në Paris – 14, në Madrid dhe Bukuresht – 20, në Berlin – 11, në Vjenë dhe Beograd – 15, në Romë – 18, në Stamboll – 19, në Athinë – 22.
Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..
Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..
Një zhvillim bullgar për një mjet lundrues elektrik fitoi njohje ndërkombëtare, duke u kualifikuar për raundin final të çmimeve prestigjioze The Gussies Electric Boat Awards 2025. Këto çmime synojnë anijet dhe jahtet elektrike më inovative dhe më të..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...