Zgjedhjet e pesta parlamentare në vendin tonë për dy vitet e fundit filluan tashmë. Deri në fund të ditës së zgjedhjeve (20:00 orë lokale) pritet që deri në kutitë e votimit të dalin maksimumi 2 700 000 qytetarë bullgarë, d.m.th. ndërmjet 40 dhe 46 për qind e atyre që kanë të drejtë vote, gjë që jep shpresë për një rritje shumë të lehtë të pjesëmarrjes rekord të ulët prej 39.4 për qind në votimin e mëparshëm parlamentar më 2 tetor 2022.
Përveç më shumë se 11 810 qendrave të votimit të krijuara në vend, qytetarët bullgarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar edhe jashtë vendit. Për këtë qëllim jashtë vendit u përgatitën 737 seksione në 61 shtete. Ky është 18 seksione më pak se votimi i mëparshëm.
47 389 bullgarë nga 87 vende shprehën dëshirën për të votuar duke paraqitur paraprakisht një aplikim online. Tradicionalisht, numri më i madh është në fqinjin tonë jugor, Turqinë – 28 286 aplikime, 3343 janë nga Britania e Madhe dhe 3289 nga Gjermania. Megjithatë, numri i aplikimeve nuk korrespondon me numrin aktual të votuesve, të cilët janë shumë më tepër – 175 338 në votimin e mëparshëm.
Sqarim i rëndësishëm: Bullgarët jashtë vendit mund të votojnë në një seksion të përshtatshëm për ta, kjo vlen edhe për turistët bullgarë që ndodhen aktualisht jashtë vendit.
Për shkak të diferencës kohore prej 10 orësh me Bullgarinë, dita e zgjedhjeve përfundon më herët në Zelandën e Re, ku punojnë dy seksione - në Christchurch dhe Auckland. Të fundit do të mbyllen qendrat e votimit në shtetet amerikane të Kalifornisë, Arizonës dhe Nevadës. Në SHBA për bullgarët janë në dispozicion 56 qendra votimi.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..