1 prilli në Bullgari është një ditë pa agjitacion politik përpara zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Mesazhet e fushatës janë të ndaluara si në ditën e reflektimit ashtu edhe në ditën e vetë votimit, dhe autoriteti vendor ka të drejtë të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë përkatëse.
Kështu, çdo qytetar bullgar ka 24 orë për të perceptuar atë që ka dëgjuar gjatë fushatës politike dhe për të vendosur me qetësi se cilën nga 15 partitë dhe 7 koalicionet e regjistruara të mbështesë me votën e tij.
Fakti që 7 deri në 14 për qind e votuesve do të vendosin në minutën e fundit se kë do të mbështesin i jep rëndësi shtesë orëve të reflektimit. Sipas sociologëve, përqindja e të ashtuquajturve “votuesit spontanë” është mjaft i madh për të ndryshuar rezultatet e sondazheve paraprake të opinionit publik. Dhe kur flasim për një pjesëmarrje të ulët të pritshme në votime prej rreth 40 për qind dhe mbështetje pothuajse të barabartë për dy partitë e para vendimi i votuesve të lëkundur mund të anojë ndjeshëm peshoren, me gjasë që fituesi i zgjedhjeve të vendoset në minutën e fundit.
Për shumë bullgarë, ky votim i pestë i parakohshëm është shpresa se nyja e ngërçit politik do të zgjidhet dhe se parlamenti i sapozgjedhur do të nxjerrë një qeveri të qëndrueshme që do të merret me zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të popullit - inflacioni, siguria, reformat në sektorët e rëndësishëm si drejtësia, shëndetësia etj.
Prandaj, edhe pse është 1 prilli, është e rëndësishme që qytetarët t’i shikojnë seriozisht ofertat politike të kandidatëve dhe të marrin një vendim jo për shaka - të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë.
Tekst: Elena Karkalanova
Përgatiti në shqip: Svetlana Dimitrova
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) mund të zgjerojë transmetimet e saj në Moldavi, veçanërisht në rajonin e Taraklias. Kjo u diskutua nga Ambasadori i..
Një interes rekord është treguar nga bashkatdhetarët tanë jashtë vendit për programin "Unë Zgjedh Bullgarinë" të Ministrisë së Punës dhe Politikës..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe..