Është sërish 1 Prilli - Dita Ndërkombëtare e Shakave, dhe me këtë rast Muzeu i Humorit dhe i Satirës në qytetin Gabrovo të Bullgarisë Qendrore hap dyert për të festuar ditëlindjen së bashku me qindra miq dhe adhurues të argëtimit dhe të qeshurit. Gabrovo jo rastësisht quhet “kryeqyteti bullgar i humorit”, ku çdo vit në maj zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Humorit dhe i Satirës, i cili e ka origjinën në argëtimin e lashtë të quajtur “Olelijnja” dhe ballot me maska nga fillimi i shekullit të XX-të.
Miq special të ftuar janë tre karikaturistët tanë të shquar Ivajllo Cvetkov, Irina Kitanova dhe Valentin Georgiev. Karikaturistët do të kënaqin të ftuarit e Muzeut të Humorit me vizatimet e tyre.
Ndër mjeshtrit më të njohur të karikaturës është padyshim Ivajllo Cvetkov, fitues i mbi 130 çmimeve ndërkombëtare dhe bullgare për krijimtarinë satirike. Në vitin 2022 ai u nderua me çmimin “Ezopi i Artë” për “Karikaturë” në Bienalen e 25-të të Gabrovos. Karikaturat e tij shpesh mund të shihen në faqet e botimeve të njohura, si një reagim i rrufeshëm ndaj ngjarjeve politike në vendin tonë dhe në mbarë botën.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ministria e Turizmit hapi sezonin turistik veror për vitin 2025 me një ngjarje frymëzuese në Pomorie - një qytet që kombinon detin, historinë, kulturën dhe mundësitë për balneologji dhe turizëm SPA."Një fillim ndryshe për verën e vitit 2025! Paç..
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë. Tradita dikton që dita të jetë plot..
Vraca dhe rajoni janë vendosur vitet e fundit si qendra ekonomike e rajonit Veriperëndimor të Bullgarisë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cilat mbulojnë vitin 2023, rajoni i Vracës renditet i treti në..
Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një..