35.1% është pjesëmarrja elektorale në orën 19:00.
Këtë e tregojnë të dhënat e agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan” – partner i BNR-së për zgjedhjet e parakohshme për parlamentin e 49-të.
Mbi 140 makineri votimi kanë shfaqur defekt në ditën e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton se si do të numërohen fletët e votimit me makinë, të cilat nuk lexohen pasi janë printuar.
30% është pjesëmarrja еlektorale në orën 17:00, raporton “Gallup International Balkan”.Pjesëmarrja në votime në vend arriti në 27.2% në orën 16:00, njoftoi në një konferencë zëdhënësja e KQZ-së Rosica Mateva. Është më e ulëta në Sliven - 21,9%, dhe më e larta - në rajonin e 23-të elektoral në Sofje - 34,5%. Problemet me makineritë vazhdojnë dhe mbi 80 prej tyre tashmë janë jashtë funksionit.
Te ora 15:00 pjesëmarrja në votim është 25.1 për qind
25.1% ishte pjesëmarrja në votime në orën 15:00, njoftoi agjencia sociologjike “Gallup”. Sipas sociologes Janica Petkova zgjedhjet do të vendosen pasdite kur ata që hezitojnë do të shkojnë për të votuar. Sipas saj, deri më tani votuan kryesisht bërthamat e forta partiake, si dhe njerëz që kanë vendosur paraprakisht se cilin formacion politik të zgjedhin.
Dalja e votuesve në orën 13:00 arriti në 18%
Numri i votuesve vazhdon të rritet. Sipas të dhënave të fundit të agjencisë sociologjike “Gallup” – partnere e BNR-së, deri në orën 13:00 votuan 18 për qind e bullgarëve në vend. Zgjedhjet po monitorohen nga afër nga vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të cilët po monitorojnë edhe situatën me kërcënimet me bombë ditët e fundit.
Pjesëmarrja në votim në orën 11:00 u rrit në 8.97%Në orën 11:00, pjesëmarrja në votim u rrit pak. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00, dalja në votime në vend ishte 8.97%, tha në një konferencë për media zëdhënësja e Komisionit, Rosica Mateva. Sipas agjencisë sociologjike “Gallup”, partnere e BNR-së, deri në orën 11:00 votuan 10.3 për qind e zgjedhësve.
Pjesëmarrja më e madhe e votuesve është në Montana – 14.07%, dhe më e ulëta në Plovdiv – 6.16%.
Deri në orën 11:00, pjesëmarrja në vend në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 tetorit 2022 ishte 8.89% me 586 898 zgjedhës të votuar.
Pjesëmarrja e votuesve në orën 9 të mëngjesit ishte vetëm 3.6%
Ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, votuesit në orët e para të së dielës janë të paktë. Sipas të dhënave të agjencisë sociologjike “Gallup International Balkan”, pjesëmarrja e votuesve në orën 09:00 ishte e ulët – 3.6 për qind, ku votimi me makinë është i preferuar nga votuesit. KQZ-ja njoftoi se makinat nuk funksionojnë në pothuajse 40 seksione në vendi.
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..