Një mision i Komitetit të Politikave Mjedisore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD, është në Sofje më 4 dhe 5 prill. Ministria Bullgare e Ekologjisë do të mbajë takime në të cilat do të bëhet një rishikim teknik dhe do të diskutohet përputhshmëria e Bullgarisë me paketën e mjeteve të OECD. Qëllimi i misionit është të vlerësojë progresin në sektorin e mjedisit. Diskutimet u përkasin temave që lidhen me efikasitetin ekologjik dhe efikasitetin e politikave mjedisore. Ky është misioni i parë i organizatës në Bullgari dhe është rezultat i punës së palodhur aktive të Ministrisë së Ekologjisë dhe rezultateve të arritura, të cilat kanë filluar që para se të merret Udhërrëfyesi për anëtarësimin e Bullgarisë në OECD.
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..