Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rusia bombardoi Odesën me dronë iranianë

Foto: EPA/BGNES

Me 17 dronë iranianë, Rusia sulmoi natën qytetin ukrainas të Odesës. Mbrojtja ajrore rrëzoi 14 nga bombat pa pilot. Ka dëmtime në zonën e portit. Një zjarr shpërtheu, por askush nuk vdiq, raporton UNIAN.

Janë duke u zhvilluar negociata urgjente në Uashington për dërgimin e sistemeve të vjetra raketore të mbrojtjes ajrore HAWK në Ukrainë, raporton Politico. Në fillim të viteve 1990, ato u zëvendësuan nga ato më të reja Patriot, por janë ende në përdorim në disa vende evropiane. Spanja është zotuar ta sigurojë Kievin me raketa për sistemin HAWK.

Para kundërofensivës së pritshme ukrainase, për të forcuar aftësitë e saj goditëse, ushtria ruse ka dërguar instalime artilerie termobarike TOS-1A në territoret e pushtuara, raporton Instituti për Studimin e Luftës - ISW. E ashtuquajtura bombë me vakum konsiderohet një armë konvencionale, por është jashtëzakonisht shkatërruese dhe çnjerëzore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..

botuar më 25-10-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD
Ivajllo Mirçev

Një ndryshim i jashtëzakonshëm legjislativ hap rrugën për shitjen e Lukoil

“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..

botuar më 25-10-08 4.50.MD