Bisedimet për formimin e qeverisë tashmë kanë filluar, të paktën midis GERB-SDS dhe "Bullgarisë Demokratike". Për momentin nuk marrin pjesë përfaqësues të “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e ka bërë të ditur për BNR ish-deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Ivan Hristanov, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i bujqësisë në qeverinë e Kirill Petkovit. Si burim i informacionit, Hristanov tregon "një ministër në detyrë nga qeveria e përkohshme".
Hristanov, i cili është një nga themeluesit e “Po e vazhdojmë ndryshimin”, por u largua nga partia para votimit të fundit parlamentar, komentoi se është i tronditur nga thirrjet publike për shkëputje të udhëheqjes së formacionit. Sipas politikanit që po përpiqet të krijojë një parti të re, “nuk do të ketë fitues në këtë lojë” të përçarjes në kryesinë e “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..