Për shkak të tkurrjes së konsumit dhe eksporteve, ekonomia bullgare do të ngadalësojë rritjen e saj në 1.8 për qind në vitin 2023, sipas parashikimit makroekonomik pranveror të Ministrisë së Financave. Në vitin 2022, rritja ishte 3.4%.
Për shkak të luftës në Ukrainë, është zhvilluar një skenar alternativ, sipas të cilit rritja e PBB-së mund të bjerë deri në 0.5%. Inflacioni mesatar vjetor do të jetë 8.7%. Për shkak të uljes së pritshme të çmimeve të disa ushqimeve dhe peshës së tyre në konsum deri në fund të vitit, inflacioni mund të tkurret në 5.6%, thuhet në analizë. Papunësia e pritshme vjetore është 4.1%, që është një rënie minimale prej 0.2% nga viti 2022.
Bazuar në parashikimin e pranverës, në muajin prill ministria do të paraqesë projektbuxhetin për vitin 2023 dhe do ta dërgojë për diskutim në parlamentin e sapozgjedhur.Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..