Një vizatim i një artisteje të re nga Pleveni është vlerësuar me çmimin më të lartë në Konkursin Ndërkombëtar të Arteve Pamore të organizuar nga Qendra e UNESCO-s në qytetin francez të Troyes. Vizatimi pastel "Legjenda e një dordoleci" i solli tetëmbëdhjetë vjeçares Viktoria Ivanova dekoratën "Çmimi i UNESCO-s" - një medalje nderi dhe një certifikatë, njoftoi BTA.
Dhjetë fëmijë të tjerë të shkollës morën çmimin "Autor i nominuar" dhe pesë u shpërblyen me çmimin "Autor i zgjedhur". 38 artistë të vegjël nga shkolla e Plevenit marrin certifikatën "Kujtime për të ardhmen".Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Nga 16 deri më 23 shtator 2025, Varna bëhet përsëri kryeqyteti i kinemasë bullgare. Edicioni i 43-të i Festivalit të Filmit Bullgar Artistik "Trëndafili i Artë" do të mbahet në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve në qytet. Publiku do të ketë..
Tradita e kopshtarisë bullgare në Hungari u përfshi në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Këtë e shpalli kryetari i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare në Hungari, Dr. Danço Musev, gjatë festimeve të kushtuara..