Në artin popullor ka shumë këngë që këndojnë bukurinë e gruas bullgare. Një prej tyre është kënga “Vajza”. Ajo u kushtohet të gjitha grave bullgare dhe kryesisht grave nga rajoni maqedonas, prej nga është edhe interpretuesja MINNA.
Kjo është Mina Suçeva, e lindur në Bllagoevgrad në familjen e koreografes Zhaneta Suçeva, e cila ishte soliste në ansamblin "Pirin". Vetë Mina e zbuloi dashurinë e saj për muzikën në moshën 15-16 vjeçare, gjë që e çoi në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov" në Sofje, ku u diplomua për këndimin pop dhe jazz. Ajo ka mësuar shumë nga puna e saj si mbështetëse e këngëtarit të njohur bullgar Veselin Marinov, por duke pasur dëshirë për ta zhvilluar talentin e saj në një stil tjetër muzikor, ajo tashmë ka regjistruar disa këngë origjinale. Në atë të fundit - "Vajza" - gërshetohen folklori bullgar dhe tingulli modern. Është përdorur refreni i këngës popullore "O vajzë maqedonase", por me një ritëm modern dhe në këtë mënyrë kënga merr një pamje krejtësisht të re. Aranzhimi është i Ivan Petrovit. Ai dhe Mina Suçeva i shtojnë linja të reja melodike këngës së njohur popullore, ndërsa Mina ka krijuar një tekst të saj.
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR