Radan Kënev, kreu i "Bullgarisë Demokratike" (DB), pjesë e koalicionit që zuri vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit, deklaroi se nuk sheh opsion për koalicion me GERB-in. “Ne nuk kemi mandat politik nga votuesit tanë për të formuar një qeveri koalicioni me GERB-in, sepse kemi premtuar pikërisht të kundërtën gjatë fushatës zgjedhore”, tha ai. Sipas tij, ka formula për formimin e qeverisë që nuk janë koalicion politik. Kënev i cilësoi si thashetheme pohimet e ish-deputetit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Ivan Hristanov se një ministër përgjegjës e ka informuar për negociatat mes GERB-it dhe DB-së për formimin e qeverisë. Dje edhe PP njoftoi se nuk do të marrë pjesë në koalicion me GERB-in.
Konferenca e parë për media e PP-DB pas zgjedhjeve është planifikuar për të premten.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..