Çdo vit në ditën e 14-të të muajit të parë të Nisanit të kalendarit hebre, hebrenjtë në mbarë botën festojnë Pesahun, duke e nderuar Perëndinë. Festa fillon në mbrëmje me një vakt solemn Seder. Ai simbolizon natën e fundit para Daljes së hebrenjve nga Egjipti. Ushqimi është ritual, në tryezë duhet të ketë medoemos bukë pa maja, mish kurbani të pjekur me barishte të hidhura dhe një vezë të zier. Ka shumë kërkesa të tjera, çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet në shtëpi dhe në tavolinë. Në ditën e parë të festës, të gjithë djemtë e parëlindur bëjnë të ashtuquajturin “Ta'anit”, duke mos ngrënë dhe pirë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit në shenjë mirënjohjeje ndaj Zotit Shpëtimtar.
Të krishterët e kthejnë Pesahun në një festë të Jezusit, si shpëtimtar i njerëzimit.
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..