Komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Kundëradmirali Adnand Agastra, u prit me një ritual zyrtar përpara shtabit të Flotës Ushtarako-Detare në Varna. Në mjedisin e sotëm të komplikuar të sigurisë, bashkëpunimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha i ftuari. Zoti Agastra tregoi se vizitën e tij në Bullgari do ta shfrytëzojë për të hapur mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve anëtare të NATO-s.
Kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandant i flotës bullgare, theksoi se vizita e kolegut të tij shqiptar është historike, sepse është hera e parë që një komandant i lartë detar nga një vend ballkanik arrin për vizitë zyrtare në Bullgari.
Të dy komandantët vizituan kantierin ushtarak të ndërtimit të anijeve "Delfin" pranë Varnës, ku po ndërtohet e para nga dy anijet e reja patrulluese multifunksionale për Flotën Ushtarako-Detare Bullgare.Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..