Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Dafinave na mahnit me bukurinë pranverore

Foto: BGNES

E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.

Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.

Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.

Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rruga drejt zemrës së bullgarit kalon përmes... turshisë

Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..

botuar më 25-11-08 7.00.PD

Nderojmë festën e fuqive të ndritshme qiellore – Dita e Kryeengjëllit

Më 8 nëntor shënojmë festën e tërë ushtrisë qiellore, të njohur në kalendarin kishtar si Kuvendi i shenjtit kryeengjëll Mikael, i vendosur në shekullin IV në Sinodin e Laodikesë. Sipas traditës kishtare, kryeengjëlli Mikael udhëheq tërë ushtrinë..

botuar më 25-11-08 5.00.PD

Bullgaria shënon 140 vjetorin e fitores në Betejën e Slivnicës

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7 nëntor - Dita e Fitores në Betejën e Slivnicës. Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin "Sëedinenie"..

botuar më 25-11-07 4.41.MD