Në shërbesat në kishat ortodokse në Bullgari, ka një këndim që bëhet vetëm një herë në vit. Vetëm të Premten e Madhenë kisha tingëllon “Vajtimi i varrit”. Ky është një shërbim hyjnor që lidhet me kryqëzimin dhe është një "rrëfim" i shkurtër i pasioneve të Krishtit (vuajtjet e Jezu Krishtit) dhe vdekjes së Jezusit në kryq.
Këndimi ka një melodi specifike dhe origjinale që ka arritur tek ne e pandryshuar nga kohërat e lashta. Mbi bazën e kësaj vepre, një nga mjeshtrit e gjeneratës së parë të kompozitorëve bullgarë, Dobri Hristov (1875-1941), krijoi një vepër unike polifonike që tingëllon në kisha edhe sot e kësaj dite. Në këtë mënyrë, sakramenti i kryqëzimit dhe vdekjes në kryq transmetohet si një mesazh për laikët. Ky moment i shenjtë është shumë prekës dhe shumë i trishtuar dhe të bën të rimendosh jetën. Brenda afro 40 minutave, sa kohë që vazhdon këndimi “Vajtimi i varrit” i përbërë prej tri këngësh të veçanta, shërbimi na tregon për dhimbjet dhe vuajtjet e Krishtit për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe më pas për t'u ringjallur. Për këtë shkak, këngët nuk tingëllojnë aq si një vajtim, por si një lavdërim i veprave të Krishtit, i fitores mbi vdekjen dhe si një pritje e Ringjalljes së ardhshme.
Ju ofrojmë "Vajtimi i varrit" të interpretuar nga grupi vokal mashkullor "Svetogllas". Versioni i tyre është më i shkurtër se ai në kishë, por rikrijon mesazhin kryesor të së Premtes së Madhe. Muzika është e Dobri Hristov - artistit që ka kontribuar më së shumti në zhvillimin e muzikës ortodokse lindore në vendin tonë. Ai ka studiuar për kompozim në klasën e Antonin Dvořák në Pragë dhe ka punuar pothuajse gjatë gjithë jetës së tij për krijimin dhe zhvillimin e kulturës korale në Bullgari, vuri në dukje dirigjentja e shquar korale Prof. Teodora Pavlloviç në një përmbledhje të albumit "Svetogllas". Sipas saj, është një fakt emocionues që shfaqja e “Vajtimit të Varrit” nga formacioni është realizuar sipas dorëshkrimeve të autorit që ruhen në Kishën Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje.
Foto: BGNES
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..
Midis datave 10 dhe 14 shtator, publiku në qytetet Pernik, Sapareva Banja, Sofje dhe Plovdiv do të ketë mundësinë të dëgjojë trion indiane të famshme botërisht "Maharaxh" – një formacion me një biografi krijuese të jashtëzakonshme. Prabhash Maharaj –..
Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes". Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të rikrijojë secilën këngë në mënyrën e tij unike. Kjo i përket edhe këngës së re "Koha e së Ardhmes"..
Artistë nga breza të ndryshëm bashkojnë pikëpamjet e tyre mbi dashurinë në këngën "Koha e së Ardhmes". Këngëtari i dashur bullgar Orlin Goranov arrin të..
Midis datave 10 dhe 14 shtator, publiku në qytetet Pernik, Sapareva Banja, Sofje dhe Plovdiv do të ketë mundësinë të dëgjojë trion indiane të famshme..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" –..