Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dëshiron të marrë vaksina kundër Covid-19 vetëm nëse ka nevojë

Asen Mexhidiev dhe Adam Nexhielski
Foto: BGNES

Bullgaria dhe Polonia janë kategorik se nuk do të nënshkruajnë me prodhuesin amendamente të kontratës për vaksinat kundër Covid-19, të cilat nuk janë në përputhje me interesat kombëtare. Kështu deklaruan në një konferencë të përbashkët ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev dhe ministri i shëndetësisë i Polonisë Adam Nexhielski, i cili po viziton vendin tonë. Të dy vendet do t’i dërgojnë një letër Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për këtë çështje dhe do të ftojnë anëtarë të tjerë që nuk pajtohen me propozimet e prodhuesit për furnizime të reja vaksinash. Mexhidiev theksoi se tani e tutje vendi ynë do të dëshirojë të marrë doza vetëm kur të jetë e nevojshme, dhe të paguajë vetëm për sasitë e dorëzuara.

“Qëndrimi ynë është kategorik - ne nuk do të bashkohemi me një rinegocim të ri të furnizimeve për sasitë e vaksinave që paraprakisht e dimë se do nuk të shfrytëzohen. Ne këmbëngulim që shteti ynë të përcaktojë vetë sasinë e vaksinave që do të blejë dhe pagesa të bëhet pas dorëzimi”, theksoi ministri i shëndetësisë Asen Mexhidiev.

Vetëm në vitin 2023, Bullgaria duhet të hedhë afro 3 milionë doza dhe veç tyre, 650 mijë doza të tjera kanë datë skadimi janar-shkurt 2024. Polonia po përballet me të njëjtat sfida dhe për këtë arsye të dyja vendet janë në kërkim të zgjidhjeve të realizueshme, për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare.

“Për momentin po tentohet për të rinegociuar me vendosjen e tarifave që duhet të paguajmë – për vaksinat që nuk do të prodhohen fare. Komisioni Evropian e quan këtë taksë “fleksibilitet”, por në fakt po flasim për shpenzimin e një burimi të madh financiar. Edhe Bullgaria, edhe Polonia kategorikisht nuk do të nënshkruajnë një dokument me një tekst të tillë”, deklaroi Mexhidiev.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Qeveria raporton përshpejtim të financimeve nga programet e BE-së

Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..

botuar më 25-10-03 11.09.PD

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD