Afro 642 mijë tonë drithë u importua nga Ukraina në Bullgari që nga fillimi i nismës për eksportin e drithërave përmes Detit të Zi nga fundi i korrikut 2022 deri në fund të marsit 2023. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë “Dogana”, të paraqitura para BNR sipas Ligjit për qasje në informacione publike. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, importet ukrainase pa doganë çuan në një rënie më shumë se dyfish të çmimeve të blerjes së lulediellit në vendin tonë dhe mbi 30% nivele më të ulëta të çmimeve për grurin.
Në tetë muaj, më shumë se 14 250 ton grurë, 16 300 ton misër dhe 611 000 ton luledielli u importuan nga Ukraina në Bullgari, raportoi Zdravka Masljankova, korrespondente e BNR në Veliko Tërnovo. Ajo kujton se në protestat masive prodhuesit e drithërave nga i gjithë vendi bënë thirrje që të ndalohet importi ukrainas i drithërave, sepse prodhimi bullgar është në magazina dhe çmimet e blerjes po bien në mënyrë drastike.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..