Bullgaria qëndron fort pas sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Dimitër Stojanov në një takim me ambasadoren e re të Ukrainës në Sofje, Olesja Illashçuk. Ministri e informoi ambasadoren për vendimet e parlamentit bullgar për ndihmën humanitare, ushtarako-teknike dhe ushtarake për Ukrainën. “Vendi ynë merr pjesë edhe në misionin EUMAM të BE-së. Jemi gati për trajnimin e mjekëve luftarakë dhe presim kërkesat e palës ukrainase”, shpjegoi Stojanov.
Illashçuk falënderoi për ndihmën e dhënë nga Bullgaria dhe për mbështetjen për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ukrainës. Ajo theksoi se Kievi ka qenë gjithmonë një partner besnik i Bullgarisë dhe shprehu shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit efektiv dypalësh.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..