Të paktën 10 herë e kam ftuar presidentin maqedonas Stevo Pendarovski të vizitojë Bullgarinë. E kuptoj dhimbjen e Pendarovskit që unë isha personi që para 2 vitesh e ngrita problemin e të drejtave të bullgarëve maqedonas para institucioneve evropiane, komentoi presidenti Rumen Radev në parlament. Shpresoj që Pendarovski ta kuptojë se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë është një ndihmë për vendin e tij, se ai fillon të demokratizojë vendin dhe të shkëputet nga idhujtaria e periudhës totalitare jugosllave, shpjegoi Radev dhe theksoi se dyert e tij janë gjithmonë të hapura për presidenti maqedonas.
Pendarovski tha për TV Sitel se nuk do ta ftojë Radevin në Maqedoninë e Veriut, se “duhen dy për tango” dhe akuzoi Sofjen për “provokime” duke krijuar klubet kulturore bullgare në vend.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..