Ministri i Jashtëm turk Mevljut Çavushogllu mori pjesë në një iftar në Shumen. Darka e bamirësisë për 1200 myslimanë u mbajt para Tombull xhamisë. I ftuari theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe unitetit në sfondin e krizave në mbarë botën dhe në Ballkan. Diplomati përmendi rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe konkretisht retorikën e përshkallëzuar në Bosnje dhe Hercegovinë dhe problemet Kosovë-Serbi. Do të bëjmë më shumë përpjekje për paqen, tha ai, duke shtuar se nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Erdogan, Turqia ka bërë përpjekjet më të shumta për të ndalur luftën në Ukrainë.
Çavushogllu shprehu mirënjohjen e Turqisë për ndihmën e dhënë nga Bullgaria pas tërmeteve.
Kemal Këllëçdarogllu, kandidat për president nga blloku opozitar në Turqi, “Aleanca Kombëtare”, do të mbërrijë në Bullgari më 15 prill për të marrë pjesë në një darkë bamirësie-iftar në Kërxhali, tha për BNR deputeti turk Hasan Joztjurk.
Në Këshillin për Bujqësi dhe Peshkim në Luksemburg, Bullgaria dhe 26 vendet e tjera të BE-së mbështetën kërkesën që Politika e Përbashkët Bujqësore e ardhshme pas vitit 2027 të zgjidhë çështjen e shpërndarjes së drejtë të pagesave në këtë sektor...
Paraditen e së mërkurës rreth pellgjeve ujore dhe ultësirave do të ketë mjegull, ndërsa në luginat do të formohet ngrica. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° deri në 6°, në Sofje 1°...
Pas shumë vitesh punë, Drejtoria e Përgjithshme “Lufta kundër Krimit të Organizuar” ka zbardhur një grup kriminal në qytetin e Shumenit(Bullgaria Verilindore) që ka prodhuar kartëmonedha false, bëri të ditur në një konferencë komisari Bojan Radev,..
Gjeneratorët tokësorë me jodur argjendi për mbrojtje kundër breshëritë do të testohen pilot në 2 zona ku nuk lejohet shfrytëzimi i raketave, njoftoi..
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, presidentja e Komisionit Evropian,..
Në qytetin e Vracës (Bullgaria Veriperëndimore) do të krijohet një qendër për zhvillimin e energjisë dhe shkencave të reja. Në këtë drejtim u..