“Problemi i fermerëve nuk ka të bëjë me importin nga Ukraina, i cili është minimal - 0.3% e prodhimit bullgar. Këtë e mendon Georgi Angellov, ekonomist në Institutin “Shoqëria e Hapur”. “Nëse ndalet importi i drithit ukrainas, do të shihet se kjo nuk ka efekt”, tha ai për BNR. Sipas tij, çmimi i grurit do të vazhdojë të bjerë nën presionin e korrjes së re të pritshme, ndërsa në vitin 2022, sipas tij, ajo u fry artificialisht në tregjet botërore dhe bullgare. “Bullgaria prodhon midis 6 dhe 7 milion ton drithë dhe konsumon vetëm 1.5 milion ton. Ne jemi një eksportues i madh i drithit dhe nuk ka mundësi që çmimi në Bullgari të jetë më i lartë se çmimi botëror”, komentoi Angellov.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të..