Për momentin, gjëja më e mirë për Bullgarinë është një koalicion midis dy forcave më të mëdha parlamentare - GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike”. Kështu deklaroi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas konsultimeve me presidentin Rumen Radev.
Sipas Borisovit, pa forcën e parë politike nuk mund të formohet një qeveri. "Bisedimet parazgjedhore kanë përfunduar. Tani të gjithë që e duan shtetin duhet të bëjnë kompromise. Shengeni, Eurozona dhe Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë nuk mund të ekzistojnë pa një qeveri të rregullt."
Bojko Borisov sqaroi gjithashtu se ai vetë nuk do të propozohet për kryeministër. "Kam qenë tre herë, tre për fat," tha ai.Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..