Filmi "Planeti i Gjelbër" (1996 - në frëngjisht, me titra bullgarisht) do të shfaqet më 22 prill në orën 14:00 në sallën "Sllavejkov" të Institutit Francez në Bullgari. Shfaqja është pjesë e nismës së instituteve franceze në mbarë botën e quajtur “Nata e Ideve 2023”. Edicioni i tetë i saj titullohet "Më shumë?" Instituti Francez në Bullgari e shqyrton temën përmes prizmit të problemeve mjedisore, nën titullin e përgjithshëm: "E ardhmja jonë: e qëndrueshme apo e (pa)durueshme?" Praktikat tona të qëndrueshme, por edhe shkatërruese në lidhje me qenien tonë si përdorues ose turistë në male ishin objekt diskutimi më 20 prill.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Instituti Francez në Sofje
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..
Filmi “Made in EU” me regji të Stefan Komandarev mori Çmimin e Madh për film artistik në edicionin e 43-të të Festivalit Bullgar të Filmit “Trëndafili i Artë” . Sipas jurisë, kjo është një vepër pa kompromis që, përveçse pasqyron frymën e..