Me një letër drejtuar qeverisë në Shkup, 12 shoqata bullgare në Maqedoninë e Veriut kërkuan të përfshihen në grupin e punës për ndryshime kushtetuese. Ata e mirëpresin krijimin e grupit si një hap drejt zgjidhjes së çështjes së përfshirjes së bullgarëve në preambulën e kushtetutës. “Në këtë mënyrë do të garantohen të drejtat dhe liritë e përfaqësuesve të bullgarëve në vend, sipas ligjit bazë. Ishte populli bullgar ai që ishte elementi më konstruktiv në realizimin e ëndrrës shekullore për Republikën e pavarur, demokratike dhe sovrane të Maqedonisë, një shtet për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, politike, sociale dhe çdo përkatësie tjetër”, thuhet në letër. Bullgarët janë të gatshëm t'i propozojnë komisionit përfaqësuesit e tyre, shtetas maqedonas.
Presidenti bullgar Rumen Radev priti në qytetin Smoljan presidentin e Hungarisë, Tamash Shujok. Gjatë qëndrimit në qytetin malor të malit Rodopa, i ftuari vizitoi shtëpinë bullgare të poetit, përkthyes dhe piktor hungarez Llasllo Nagi. Më 20..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Në një dyqan në Shkup, publikisht, me fjalë dhe goditje, u sulmua gazetari dhe doajen i komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, Vlladimir Perev...