Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplote” me udhëheqësin kinez Si Xinpin dhe shpreson se kjo do t’u jepe shtysë marrëdhënieve me Pekinin, njoftoi Reuters. Kjo është biseda e parë mes Zelenskit dhe Si Xinpin që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. Në bisedë, Zelenski përshkroi edhe situatën me centralin bërthamor të okupuar ukrainas Zaporozhie, duke theksuar se rrezatimi nuk njeh kufijtë shtetërorë. Ekspertët theksojnë se Zelenski tha se ai foli me Si Xinpin për “formulën ukrainase për paqen”, ndërsa udhëheqësi kinez foli për një “plan paqeje”. Pekini po dërgon ish-ambasadorin e tij në Rusi dhe ish-zëvendësministër të jashtëm Li Huei si ndërmjetës për negociatat midis Moskës dhe Kievit, njoftoi agjencia e lajmeve Sinhua. Ndërkohë, Kievi emëroi Pavllo Rjabikin, një ish-ministër i industrive strategjike, si ambasador i ri në Pekin. Brukseli mirëpret bisedën mes Si Xinpin dhe Vollodimir Zelenski, raportoi AFP. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, dërgimi i ndërmjetësit kinez është rënë dakord gjatë vizitës së Si Xinpin në Moskë, njoftoi TASS.
Forcat e armatosura të Ukrainës do të marrin armët që u nevojiten në kohë për kundërsulmin e tyre të ardhshëm kundër trupave ruse, tha kryekomandanti i forcave të bashkuara të NATO-së në Evropë, gjenerali Kristofër Kavoli, para Komisionit të Armatimeve të Kongresit të SHBA-së. Ai deklaroi se 98% e mjeteve luftarake të premtuara tashmë u furnizuan në Kiev.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..