Qendra e Situatës "Dyert e Hapura", e cila që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022 mbështet vazhdimisht ukrainasit që jetojnë në vendin tonë, vazhdon të zhvillojë dhe thellojë një nga kauzat e saj - trajnimin në gjuhën bullgare për refugjatët ukrainas.
“Që në ditët e para kur filloi punën qendra e situatës, një nga qëllimet e saj ishte që të ndihmonte refugjatët që të fillonin të mësonin gjuhën bullgare. Këtë ia thamë mediave të ndryshme, përfshirë BNR. Shumë vullnetarë u përgjigjën dhe erdhën në qendrën tonë - kujton koordinatorja në Qendrën Arsimore të Ukrainës në Sofje, Elena Volkova - Këto mësime vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, dhe falë këtyre njerëzve, shumë nga fëmijët tani flasin rehat bullgarisht. Përveç vullnetarëve, fëmijët mësojnë edhe bullgarisht dy herë në javë së bashku me mësues nga Ukraina”.
Për momentin, trajnimi bazohet në tekste dhe mjete studimore të ofruara nga Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit.
Projekti i quajtur "Dashuria flet bullgarisht" do të lejojë 100 fëmijë nga Ukraina të ndjekin mësimet e gjuhës bullgare dy herë në javë gjatë gjithë verës. Ekipi i Qendrës së Situatës “Dyert e Hapura” shpreson të mbledhë shumën prej 6000 levave të nevojshme për këtë aktivitet deri më 15 maj. Qëllimi është të lehtësohet heqja e pengesës gjuhësore për fëmijët ukrainas dhe që ata të komunikojnë më lehtë me bashkëmoshatarët e tyre në vendin tonë, si dhe të integrohen plotësisht në shoqërinë bullgare.
"Disa nga prindërit kanë vendosur që nga viti i ardhshëm shkollor t'i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat bullgare - vëren Elena Volkova. Ata janë të vetëdijshëm se është shumë e mundur, për fat të keq, që lufta të vazhdojë dhe se ata do të duhet të qëndrojnë në Bullgari.
Qendra Arsimore të Ukrainës po vazhdon të punojë për një tjetër nga detyrat e saj të rëndësishme - shndërrimin e saj në shkollën e parë të mesme bullgaro-ukrainase.
Ende nuk është saktësuar se çfarë metodologjie dhe tekstesh do të mësohen në të. Për momentin, fëmijët mësohen personalisht në godinën e qendrës, sipas programit ukrainas në një format online.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Qendra e Situatës "Dyert e Hapura"
Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët..