Është sërish 1 Maji, një ditë e bukur pranvere, që është kthyer në simbol të solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve si Dita e Punës.
Në Bullgari 1 Maji festohet që nga viti 1945, ndërsa pas vitit 1989 dhe ndryshimeve socio-ekonomike që ndodhën, sindikatat kanë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në festimin e Ditës së Punës. Ata tërheqin vëmendjen mbi të drejtat e punëtorëve dhe mbi problemet më urgjente që prekin shumicën e punëtorëve në vendin tonë.
Sot më të spikatura janë shkeljet e orarit të punës 8-orësh dhe punës jashtë orarit, që nuk paguhet aspak nga punëdhënësi. Dy sindikatat kryesore në Bullgari, Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, alarmojnë për këtë. Sipas të dhënave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, çdo i dyti punëtor në vendin tonë bën ose ka kryer punë të parregullta jashtë orarit.
Todor Kapitanov, nënkryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura si ekspert në të drejtën e punës, sqaron se në ditët e punës orët shtesë, pas përfundimit të orarit të punës në zyrë, sipas ligjit paguhen me 50% rritje. Nëse puna është në ditë pushimi, rritja e pagesës duhet të jetë 75%. Dhe nëse puna kryhet në një festë zyrtare, siç është 1 Maji, norma rritet me 100%.
“Sigurisht në ditën e sotme të festës, shumë njerëz janë në vendet e tyre të punës dhe punojnë, dhe kjo punë nuk do të paguhet as si punë në ditë pushimi, as si punë jashtë orarit – thekson Todor Kapitanov. – Arsyet për optimizëm në këtë ditë festive janë më të pakta sesa ato për shqetësim, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të konsumit dhe vonesës së pagave. Por gjëja më shqetësuese është se në vitin e fundit nuk po flasim për rritje pagash, por për përballimin e inflacionit. Për të pasur marrëdhënie normale tregu, paga duhet të jetë disa herë më e lartë dhe të mos përpiqet të arrijë tregues të caktuar inflacionist. Sipas të dhënave të fundit, inflacioni është dyshifror, mbi 16%. Pagat në shumë prej ndërmarrjeve nuk mund ta kompensojnë atë, gjë që çon në varfërim. Ky inflacion i lartë është tashmë i padurueshëm për punëtorët në Bullgari. Pra, gatishmëria për protesta dhe greva të sindikatave, përfshirë edhe ato të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, mbetet.”
Të gjitha problemeve të akumuluara për shkak të inflacionit, i shtohet edhe një tjetër – kriza e gjatë politike, për shkak të së cilës ende nuk ka buxhet shtetëror për vitin aktual 2023. Optimizmi në ditën e festës vjen nga disa direktiva ndërkombëtare, njëra prej të cilave detyron Bullgarinë të miratojë rregullin që paga minimale të bëhet 50% e mesatares për vendin. Sipas përllogaritjeve të sindikatave, kjo do të thotë rreth 1000 leva pagë minimale nga viti i ardhshëm.
“Në fund të vitit 2022 nën presionin e protestave të sindikatave në të gjithë vendin, Kuvendi Popullor miratoi pikërisht këtë tekst që paga minimale të jetë 50% e mesatares. Kemi disa kundërshtime për të, sepse mungon sqarimi “jo më pak se 50% e mesatares”, kështu që ka ende diçka për të sqaruar në këtë drejtim” – shpjegon sindikalisti.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, BGNES
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..