Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev u rekomandoi deputetëve që të kërkojnë një zgjidhje se si të zvogëlohet deficiti buxhetor nga 6.4% në 3%. Qeveria po zhvillon sot një mbledhje të jashtëzakonshme me detyrë miratimin e projektbuxhetit të shtetit dhe paraqitjen e tij në Kuvendin Kombëtar.Komenti i kryeministrit u provokua nga fjalët e bashkëkryetarit të “Po e vazhdojmë ndryshimin” Asen Vasilev, se plan-llogaria që po përgatitet me deficit prej 6.4% do të refuzohet në lexim të parë dhe Ministria e Financave do të duhet të paraqesë një buxhet të dytë me një deficit 3%. “Pasi nuk u miratuan idetë tona për masat e të hyrave, është e përgjegjshme dhe e arsyeshme të paraqesim një buxhet të zhvilluar sipas legjislacionit aktual”, u përgjigj nga ana e tij Gëllëb Donev. Ai shprehu supozimin se parlamenti do të përpiqet për të fituar kohë me kazusin rreth miratimit të buxhetit.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..