Nga 29 prill deri më 1 maj, në sheshin qendror në Çiprovci, prodhuesit vendas të qilimave do të demonstrojnë në tezgjah në natyrë se si është bërë qilimi i famshëm i Çiprovcit. I njohur nga UNESCO si një Trashëgimi Kulturore Botërore, tapeti është i njohur në të gjithë botën për figurat gjeometrike të njerëzve, kafshëve dhe shpendëve shumëngjyrëshe nga të dyja anët e tij.
Në kuadër të festivalit do të mbahet edhe nisma “Përfundo pikturën” e nisur nga një piktor.
Organizatorët kanë planifikuar gjithashtu një konkurs në vizatim për fëmijët me motive nga tapeti i Çiprovcit, si dhe një turne ndërkombëtar shahu për kupën e bashkisë Çiprovci.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook / festivalcarpets, Facebook / ChiprovtsiMunicipality
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) . Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..
Shkolla Kombëtare për Artet Folklorike "Filip Kutev" nuk është një shkollë e zakonshme, por një fabrikë e vërtetë për talente. Kjo është shkolla e parë jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan për studimin profesional të folklorit. Ndodhet në zemër të..
Bullgaria iu bashkua një nominimi shumëkombësh për anëtarësim në elementin "Traditat e Kullotave", të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-së. Ngjarja u shënua më 28 mars me nënshkrimin zyrtar të nominimit nga..