Më 1 maj, në mesditë, ka ndodhur një aksident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm në një kthesë të fortë nga rruga Sofje - Samokov. Nuk ka të lënduar, njoftoi kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Rruga është e mbyllur në qafën Jarema. Një hetim është duke u zhvilluar. Sipas dëshmitarëve, gjatë shiut të dendur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev do të takohet më 2 maj me ministrin e punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, me përfaqësues të shërbimeve dhe të Prokurorisë. Pas përmbledhjes së informatave do të vendoset se çfarë masash do të ndërmerren, tha Todorov.
Kortezhi ka udhëtuar për në Turqi. Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev ka pasur qëllim të vizitojë një ngjarje të prokurorëve të rinj kur një bombë është hedhur në erë, raportoi BNT.Evropa duhet të reformojë strukturat e saj qeverisëse për të qenë në gjendje të marrë vendime më shpejt dhe të mobilizojë resurset e saj. Kështu tha presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të revistës “The Economist” në Sofje. Ne nuk duhet të bëhemi një..
Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..