Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po hetojnë një incident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm

Foto: BTA

Më 1 maj, në mesditë, ka ndodhur një aksident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm në një kthesë të fortë nga rruga Sofje - Samokov. Nuk ka të lënduar, njoftoi kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Rruga është e mbyllur në qafën Jarema. Një hetim është duke u zhvilluar. Sipas dëshmitarëve, gjatë shiut të dendur është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.

Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev do të takohet më 2 maj me ministrin e punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev, me përfaqësues të shërbimeve dhe të Prokurorisë. Pas përmbledhjes së informatave do të vendoset se çfarë masash do të ndërmerren, tha Todorov.

Kortezhi ka udhëtuar për në Turqi. Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev ka pasur qëllim të vizitojë një ngjarje të prokurorëve të rinj kur një bombë është hedhur në erë, raportoi BNT.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD

Shoferët e taksive bllokuan Terminalin 2 në Aeroportin e Sofjes

Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..

botuar më 25-01-31 5.00.MD