Përpjekja për ofensivë ruse në Donbas, kryesisht përmes Bahmut, ishte një dështim sepse forcat ruse nuk arritën të kapnin territore strategjike dhe të rëndësishme, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kërbi.
SHBA vlerëson se ushtria ruse ka pësuar 100 000 të vrarë dhe të plagosur në 5 muajt e fundit të luftimeve në Bahmut. Prej tyre, mbi 20 000 u vranë. Gjysma e të vrarëve ishin nga kompania private “Wagner”, thekson Kërbi. Ai deklaroi se SHBA i dhanë Kievit pothuajse 100% të logjistikës së nevojshme për kundërofensivë ukrainase dhe do të sigurojnë një paketë të re ndihme ushtarake.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..