“Në këtë format nuk ka se si të ketë qeveri”. Me këto fjalë, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, komentoi në qytetin Razgrad qeverinë e propozuar me emra konkretë të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB).
Sipas tij, në projekt ka disa emra të pranueshëm – propozimet për ministrin e mbrojtjes dhe për atë të ekologjisë, “por ata e kanë gabuar kohën”. “Nga akademiku Nikollaj Denkov (i propozuar për kryeministër – shënim red.) mësova se do të negociojë me të gjitha partitë dhe i uroj suksese. Besoj se përveç meje nuk kanë asnjë shok tjetër”, tha Bojko Borisov. Sipas tij, një qeveri e rregullt e qëndrueshme mund të formohet në kuadrin e një kabineti të përbashkët. "Nëse në shabllon përfshihen ekspertët tanë kryesorë si ministra, kjo mund të ndodhë," shtoi ai.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..