Rusia ka ndryshuar taktikat e saj në luftën 15-mujore në Ukrainë dhe ka nisur qëllimisht sulmeme raketa në zonat e banuara, thotë qeveria ukrainase. Sipas Mihajlo Podoljak, një këshilltar i Presidentit Volodimir Zelenski, një nga qëllimet është të provokojë një kundërsulm të shpejtë. Sulmet e fundit raketore ruse supozohej të tregonin nëse vendi i sulmuar është në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore, beson Podoljak.
Ukraina vazhdon të shmangë një pushtim të plotë rus dhe Rusia nuk ka municione të mjaftueshme për të pasur sukses në ofensivë, ka pohuar inteligjenca britanike.
Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes Sergej Shojgu njoftoi në një takim me komandën e lartë ushtarake se vendi duhet të rrisë prodhimin e tij ushtarak, pasi suksesi i trupave ruse varet në një masë të madhe nga rimbushja në kohë e rezervave të armëve. Sipas fjalëve të tij, ndërmarrjet e armëve kanë marrë urdhra të rrisin vëllimin e prodhimit në një periudhë të shkurtër kohore.
Shtetet e Bashkuara do të shpallin sot paketën e 37-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë. Për herë të parë, do të sigurohen raketa ajër-tokë me rreze të shkurtër veprimi për ta ndihmuar vendin e sulmuar të dobësojë bastionet tokësore ruse dhe të sigurojë mbështetje ajrore për avancimin e trupave ukrainase në ofensivën e planifikuar të pranverës.Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunimin Trepalësh. Protesta ishte kundër taksës së planifikuar prej 15% mbi pasuritë nëntokësore..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen e tyre në parim për propozimin. Sipas Kënço Stojçev, nënkryetar i Shoqatës së Kapitalit..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Qindra minatorë protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave ndërsa brenda po zhvillohej një mbledhje urgjente e Këshillit Kombëtar për..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..