Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe GERB-SDS do të ofrojë një kabinet të pakicës

| rinovuar më 23-05-03 3.02.MD
Bojko Borisov
Foto: BGNES

Nga sot GERB-SDS fillon negociatat me partitë e tjera për shkak të rezervave serioze për programin e "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), tha lideri i GERB-it Bojko Borisov. Forca e dytë politike PP-DB shpalli dje projekt- kabinetin e saj të pakicës dhe deklaroi se do të kërkojë mbështetjen e të gjitha partive parlamentare. Sipas fjalëve të Bojko Borisovit, GERB-SDS do të propozojë gjithashtu një qeveri të pakicës dhe shpreson të mbështetet nga grupet e tjera parlamentare. Megjithatë, ai deklaroi se negociatat me PP-DB nuk kanë përfunduar, pasi ka “gjëra të përbashkëta në lidhje me reformën ligjore, energjetikën, mbrojtjen dhe politikën e jashtme”.

Nga ana tjetër, kandidati i PP-DB për kryeministër Nikollaj Denkov komentoi për Nova TV se koalicioni i tij nuk do të negociojë me GERB-SDS për përbërjen e personelit të projekt-kabinetit. “Ne nuk pranojmë ultimatume, ne përpiqemi të bëjmë atë që do të ishte më e dobishme që të kemi një qeveri funksionuese”, tha ai.

Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) do t'i përgjigjet çdo ftese për të biseduar rreth formimit të një qeverie, tha kryetari i partisë Mustafa Karadajë. Partia Socialiste Bullgare (BSP) gjithashtu do të marrë pjesë në negociata të tilla, por ajo nuk do të ndryshojë vijat e saj të kuqe për ideologjinë gender, luftën në Ukrainë dhe politikën sociale, tha liderja e së majtës, Kornelija Ninova.

"Ka një popull të tillë" (ITN) do t'i përgjigjet ftesës për të biseduar, megjithëse dyshon se mund të formohet një kabinet, tha Stanisllav Ballabanov.

Partia “Vëzrazhdane” do të negocionte, ndonëse do të mbështeste vetëm një qeveri me mandatin e saj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE i dha “dritën jeshile” ndryshimeve në Planin për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë

Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse..

botuar më 25-07-02 5.14.MD
Foto: Qendra e Informacionit e Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria do të përmirësojë organizimin e trafikut rrugor gjatë verës

Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..

botuar më 25-07-02 1.19.MD

Pragje kërcënojnë lundrimin në pjesën bullgare të lumit Danub

Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 25-07-02 11.18.PD