Prokuroria në Manastir ngriti aktakuzë për nxitje të urrejtjes dhe ksenofobisë kundër kryetarit të Shoqatës Bullgare “Ivan Mihajllov” në qytet, Ljupço Georgievski, njofton BTA. Në njoftimin e prokurorisë nuk thuhet shprehimisht emri i Georgievskit, por saktësohet se bëhet fjalë për një banues 45-vjeçar në Manastir, i cili “veprat i ka kryer në periudhën prej 16 prilli 2022 deri më 22 mars 2023, duke ditur se përhap urrejtje dhe intolerancë, në bazë të përkatësisë etnike, gjuhësore, fetare dhe statusit shoqëror, ndaj popullit maqedonas dhe pjesëtarëve të komunitetit hebre në shtet”. Prokuroria maqedonase si vepër penale përmend edhe popullarizimin e një citati të Ivan Mihajllovit, i cili mohon veçantinë e kombit maqedonas, gjuhën dhe luftën antifashiste të komunistëve maqedonas.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..