Ne bëjmë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të proceseve politike kundër liderëve të bullgarëve maqedonas, të cilët kërkojnë vetëm barazi dhe një vend dinjitoz mes qytetarëve të tjerë të Maqedonisë së Veriut. Këtë e theksoi në parlament Elisaveta Bellobradova në një deklaratë në emër të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” në lidhje me 120 vjetorin e vdekjes së vojvodës Goce Dellçev.
Me një deklaratë të partisë “Ka një popull të tillë”, Toshko Jordanov kujton se vetëm ata dhe “Vëzrazhdane” nuk përkrahën heqjen e vetos për negociatat për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në BE-në. “Pas rënies së vetos në Maqedoninë e Veriut filloi terrori, edhe më i madh, ndaj bullgarëve. Tani do të ketë edhe një proces politik”, tha Jordanov.
Georg Georgiev nga GERB vuri në dukje se sot duhet të vazhdohet me testamentin e Dellçevit, “ e pikërisht, se Bullgaria të luftojë jo vetëm për interesat e veta, por edhe për interesin e përbashkët evropian”.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..