Këshilli për marrjen e shtetësisë bullgare po kontrollon mbi 1000 dosje për 4 muajt e fundit, njoftoi në Kuvendin Popullor ministri i drejtësisë Krum Zarkov. Ai foli me deputetët me kërkesë të partisë “Vëzrazhdane”, e cila sinjalizoi se zyra të avokatëve sigurojnë certifikata false të lindjes dhe diploma bullgare.
Ata që japin dokumente false kanë të njëjtët persona kontaktues në Bullgari, gjë që flet për organizim dhe po hetohet, tha Zarkov. Ministri njoftoi anulimin e natyralizimit kur me vendim gjykate u konstatua shfrytëzimi i të dhënave të rreme nga ata që morën shtetësinë bullgare. Ai kujtoi se nuk kërkohet që aplikantët në bazë të origjinës të flasin bullgarisht, por duhet vendosur sepse 50% e aplikantëve përdorin një përkthyes.
Në prag të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve, UNICEF dhe Instituti Kombëtar i Statistikave prezantojnë "Fëmijët në Bullgari: Të dhëna dhe tendenca kryesore për vitin 2024", një përmbledhje e treguesve demografikë, shëndetësorë, arsimorë dhe..
Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie..
Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..