Europol ka kërkuar qasje në hetimin e tentativës së dyshuar për atentat kundër Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, mësoi BNR. Të hënën, në mesditë, ndodhi një aksident me autokolonën e Prokurorit të Përgjithshëm në një kthesë të fortë nga rruga Sofje - Samokov. Ekspertët e Shërbimit Policor Europian do të kryejnë një analizë të provave të mbledhura në vendngjarje, si dhe të rezultateve të ekspertizës së caktuar në lidhje me natyrën dhe forcën e mjetit shpërthyes. Ndërkohë Zëvendësprokurori i Përgjithshëm Borisllav Sarafov konfirmoi se negociatat janë duke u zhvilluar me Europolin për të ndihmuar hetimin, si dhe me shërbime të tjera evropiane dhe jo vetëm partnere.
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..