Rusia po shqyrton dhe ka një shumëllojshmëri të gjerë opsionesh të ndryshme për t'iu përgjigjur përpjekjes së Kievit për të sulmuar Kremlinin me drone, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitri Peskov. Ai tha se nuk do të japë detaje specifike. Peskov theksoi se "vendimet për sulme të tilla nuk merren në Kiev, por në Uashington".
SHBA nuk po kryen asnjë hetim për sulmin e fundit me dron në Kremlin, por po përpiqet të përcaktojë rrethanat e incidentit, tha John Kirby, koordinator i komunikimeve strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. "Ne do të përpiqemi të zbulojmë më shumë për atë që ka ndodhur, por ju bëj thirrje që të mos e quani atë një hetim," tha Kirby në një konferencë.
Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në prag të një konflikti të hapur të armatosur, por Moska po punon për të parandaluar që kjo të ndodhë, tha zëvendësministri i jashtëm rus Sergej Rjabkov në Channel One. Sipas tij, kontaktet mes Moskës dhe Uashingtonit mbahen kur është e nevojshme, përfshirë edhe në nivel të lartë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, paralajmëroi Moskën për të mos përdorur sulmin e supozuar me dron në Kremlin që të mos eskalojë lufta e saj në Ukrainë, raportoi AFP.Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...