Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Levski...

Shkolla "Vasill Levski" në Zaragoza ka 14 vjet që ruan të gjallë kujtimin e Bullgarisë dhe heronjve tanë

Lilija Dimitrova: Për të na respektuar në Spanjë, ne duhet të njohim historinë dhe prejardhjen tonë, duke deklaruar me krenari se jemi bullgarë

10
Foto: Shkolla „Vasill Levski“ në Zaragoza

Imazhi dhe vepra e Apostullit të Lirisë lind në mendjen e çdo bullgari kur duhet të thotë emrin e një heroi kombëtar. Dhe pavarësisht se historianët debatojnë për disa momente nga jeta e tij, ai ze një vend të rëndësishëm në zemrat e popullit të tij. Dëshmi për këtë janë moria e monumenteve të shpërndara nga Caribrodi serb deri në Argjentinën e largët, emrat e institucioneve të ndryshme, duke përfshirë shkolla të panumërta në vend, si dhe dhjetëra jashtë vendit.

Për fëmijët ky është heroi me idetë më të ndritura – thotë Lilija Dimitrova, drejtoreshë e shkollës bullgare të së dielës “V. Levski” në Zaragoza të Spanjës. - Ai ishte i pari që dha idenë se Bullgaria nuk do të çlirohet pa përgatitjen e organizatave në çdo qytet dhe fshat. Për nxënësit tanë është shumë interesante nga pikëpamja e botës moderne, se si Apostulli udhëton nga një vend në tjetrin, duke rrezikuar jetën, duke ruajtur idealet e tij dhe duke dhënë gjithçka për lirinë. Ata i dinë të gjitha porosite e tij dhe janë krenarë që shkolla e tyre mban emrin e heroit më të pastër dhe më të ndritur të historisë sonë”.

Lilija Dimitrova

Përpara pandemisë, komuniteti bullgar në qytetin e dytë më të madh spanjoll Zaragoza numëronte 800 banorë dhe në rajonin e Aragonit rreth 5000. Bashkatdhetarët tanë janë të punësuar kryesisht në bujqësi dhe në prodhimtari, pasi në këtë zonë janë ndërtuar shumë fabrika.

Numri i nxënësve që ndjekin shkollën “Vasill Levski” varion – nga 28 deri në 37. – tregon Lilija Dimitrova.

“Heronjtë më të mëdhenj janë prindërit, këtë e them gjithmonë! Në Spanjë distancat janë shumë të mëdha. Mund të jap shembull një familje që ka 8 vjet që udhëton çdo javë 80 kilometra në mënyrë që fëmija i tyre të ndjekë shkollën tonë - thotë drejtoresha. – Dhe në të vetmen ditë të lirë që kanë. Me kalimin e viteve, në Spanjë është rritur tashmë një brez i dytë fëmijësh, të cilët edhe pse jetojnë këtu, ndihen bullgarë sepse rrënjët e tyre janë bullgare”.

Mësimet mbi patriotizmin janë pjesë e rëndësishme e punës me fëmijët në shkollën "Vasill Levski" në Zaragoza. Bullgarët e vegjël morën pjesë me entuziazëm në nismën e Radio Bullgarisë "Për Levski" me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së Apostullit, duke na dërguar një video dhe foto nga mësimi, në të cilin nxënës nga të gjitha klasat morën pjesë. “Ne jemi krenarë që mbajmë emrin e tij dhe përpiqemi të ndjekim porositë e tij!”- na shkruajtën ata.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Shkolla "Vasill Levski" në Zaragoza




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Superkompjuteri bullgar Discoverer tani ka efikasitet më të lartë

Përmirësimi i superkompjuterit bullgar Discoverer tashmë përfundoi me sukses dhe makina tani ka sisteme të reja që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të specializuara shtesë në fushën e inteligjencës artificiale për biznesin, komunitetin shkencor dhe..

botuar më 25-04-11 6.18.MD

Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës

Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..

botuar më 25-04-11 12.46.MD

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD